Takimi i sotëm në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë mes Presidentit Donald Trump, zv.Presidentit JD Vance dhe liderit ukrainas Volodymyr Zelensky u shoqërua me përplasje e tensione të forta.
Zelenskyy ka reaguar pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, duke falënderuar Trump dhe SHBA për mbështetjen.
Kjo deklaratë ishte në formë ironie pas deklaratave të Vance i cili tha se Presidenti ukrainas nuk ka qenë falënderues ndaj Amerikës për mbështetjen.
Presidenti i Ukrainës u akuzua nga Donald Trump dhe JD Vance për “mosrespektim” ndaj Amerikës gjatë takimit të tyre ‘të zjarrtë’ në Zyrën Ovale më parë.
Vance akuzoi Zelenskyy se nuk ishte mirënjohës për mbështetjen e SHBA për Ukrainën që nga fillimi i luftës me Rusinë në 2022.
“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë”, ka shkruar Zelenskyy në rrjetin social ‘X’, pas daljes nga Shtëpia e Bardhë. (A2