Pas Kapshticës sulmohet edhe dogana e portit te Vlores

0
125

Si rezultat i sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS është pezulluar puna në Portin e Vlorës.

sportelet nuk po punojnë, teksa qytetarët po presin në radhë të gjata. Pas disa orëve pezullim, autoritetet kanë filluar punën duke bërë regjistrimin e emrave me shkrim dore. Sistemi TIMS në Shqipëri ka rënë pre e një sulmi kibernetik nga Irani. Për pasojë, sistemi nuk ka punuar në të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendit tonë, duke shkaktuar radhë të gjata.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit kibernetik në sistemin TIMS duke bërë sërish fajtor Iranin, por thekson se po punohet për t’i bërë të paprekshme dhe të sigurat sistemet dixhitale të Shqipërisë.