Pas kontaminimit të 15 milionë dozave për shkak të përzierjes me AstraZeneca, 62 milionë injektime të tjera të “Johnson&Johnson” janë në rrezik

0
173

Në SHBA, raportohet se 62 milionë doza të tjera të vaksinës “Johnson&Johnson” janë në rrezik, pasi 15 milionë doza dështuan në fabrikën e Baltimoret.

Në shkurt, punëtorët në “Emergency Baysolutions”, një kompani e njohur për prodhimin e vaksinave të antraksit, kontaminuan pa dashje 15 milionë doza të vaksinës së kompanisë farmaceutike, duke i përzier ato me AstraZeneca, ku u shkatërrua plotësisht i gjithë kontingjenti.

Në ndërkohë, 62 milionë doza të tjera të vaksinës “Johnson&Johnson” janë prodhuar, por ato nuk janë testuar ende, kështu që ekziston mundësia që ato janë kontaminuar.

Nëse ato rezultojnë të jenë, ata do të duhet të shkatërrohen, shkruan gazeta businessinsider.

Fabrika, e cila prodhon vaksina por nuk i paketon ato në shishe, deri më tani ka prodhuar të paktën 150 milionë doza të vaksinave “Johnson&Johnson”.

fax web