Pas kontrolleve në banesa nga prokuroria japin dorëheqjen nënkryetarët e bashkisë Elbasan??

0
2

Sipas të dhënave nga bashkia e Elbasanit vetëm dy drejtorë i janë përgjigjur kërkesës së Kryeministrit për të dhënë dorëheqjen! Konkretish ish drejtori i ASHPR dhe ASHPRU kanë dhënë dorëheqjen brenda afatit. Nga bashkia Elbasan informohemi se gjithashtu është dorëhequr kryetari i njësisë administrative që ka nën menaxhim varrezat e qytetit pas kritikave të Kryeministrit Rama për keqmenaxhimin me mbetjet!
Sa i takon drejtorive të tjera drejtuesit vijojnë punën normalisht.
Vetëm pak më parë nga bashkia e Elbasanit bëhet me dije se janë dorëhequr nënkryetarët e këtij institucioni por mbetet e paqartë nëse dorëheqjet kanë ardhur si pasojë e kontrolleve të banesave nga Prokuroria e Elbasanit apo në vazhdën e dorëheqjeve të kërkuara nga kreu i qeverisë.