Pas lajmeve se do të bëhet baba, flet për herë të parë Ledri Vula

0
421

Gjatë ditës së djeshme, në shtypin rozë ka qarkulluar lajmi se reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula dhe e dashura e tij Sara Hoxha, do të bëhen prindër për herë të parë.

Madje thuhej se Sara është në muajin e tretë të shtatzanisë.

Pas publikimit të kësaj fotoje dyshimet u rriten edhe më tepër, nuk dihet nëse është pozicioni i fotos apo Sara është vërtetë shtatzënë.

Çifti ende nuk ka reaguar publikisht, por Ledri ka folur lidhur me këtë lajm në emisionin “SRMN’, ku shprehet se dëshiron të jetë baba.

Mbrëmjen e djeshme reperi ishte i ftuar në “NIN”, ku është pyetur nëse ka në plane të afërta të bëhet baba.

Dhe përgjigja e Ledrit ishte kjo:

“Qysh të jetë e shkrume. Unë me qejfin ma të madh e pres. Krejt shokët e mi janë bo prindër. Kur i shoh, që pa marrë parasysh çfarë problemesh kanë, kur kthehen te fëmijët e tyre marrin atë dashuri dhe asgjë tjetër s’ju intereso në botë…edhe unë du me e pas atë ndjenjë!”

Nga ana tjetër, drejtuesi i emisionit, mik me Ledrin, Alaudin Hamiti, vendosi mos ta ngacmojë më shumë reperin, teksa duke qeshur tha:

“Ok, po e mbyll këtu, s’po të ngacmojë më shumë.”

real news