Pas një viti ndërprerje prej pandemisë në Korçë rikthehet Festa e Lakrorit. Aktiviteti u organizua në fshatin Polenë. Amvisat na tregojnë sekretet e lakrorit me dy petë në sac që ska turisit që ka vizituar Korcën të mos e këtë provuar të paktën njëherë këtë gatim tradicional.
“Kemi përgatitur 100 lakrorë. Lakrori me dy petë përgatitet për 20 minuta. Hapim dy petët hedhim gjellën në mes dhe e fusim në saç më pas i hedhim pak ujë dhe e lyejmë me gjalpë. E veçanta është se nuk përdorim shumë yndyrë. Vjet na mungoi shumë dhe e bëjmë me dëshirë këtë festë. E kam trashëguar nga mamaja dhe ja kam mësuar dhe vajzave,” thotë një amvisë.
Banorë dhe turistë kanë shijuar lakrorin dhe janë argëtuar.
“Festa shumë mirë lakrorin e kemi traditë prej pleqve tanë. Bëni lakror dhe prej misri dikur.”
“Gëzohet i gjithë fshati dhe qyteti. Lakrori është i shijshëm i traditës dhe njerëzit e preferojnë.” “Gjithnjë e kemi kaluar mirë festën e lakrorit.”
Ky është viti i 13 që në Korë organizohet festa e lakrorit. /abcnews.al