Pas policisë, testi i drogës edhe në AMP, përjashtohen kandidatët që dolën pozitivë

0
86

Ndryshimet e reja të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore të miratuara nga qeveria kanë hyrë në funksion të plotë duke u zbatuar edhe në terren.

Teksa kjo agjensi prej me shumë se 5 muajsh ka hapur aplikimet për oficerët për tu bërë pjesë e kësaj strukture, ata janë testuar edhe nëse janë përdorues të lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve të siguruara nga Ora News mbi 20 persona kanë aplikuar për tu bërë pjesë e AMP-së, ndërsa 1 prej tyre është përjashtuar pasi pas testit ka rezultuar pozitiv. Po ashtu AMP do të vijojë edhe me testimin e personave të tjerë të cilët pavarësisht së janë pranuar për të qënë pjesë e institucionit, ata do të kontrollohen periodikisht.

Nga ana tjeter testi i drogës për punojësit e policisë së shtetit është ndërprerë për arsye ende të paqarta.

Fillimit testi i drogës u krye në laboratorin privat për të cilën punonjësit e policisë të cilët kishin dalë pozitivë e kundërshtuan. Sipas rezultatateve të para 1 736 punonjës policie, kryesisht nga sektorë dhe mosha me risk, nga të cilët 45 kanë rezultuar të dyshuar pozitivë.