Pas qindra ankesave nga qytetarët, Bashkia Elbasan, rregullon rrugët…..në ëndrra!

0
6

Pak ditë më parë Bashkia e Elbasanit njoftoi se pas qindra ankesave nga qytetarët për dëmtimet që po iu pësojnë makinat dhe vështirësive që po hasin prej më shumë se një viti në lëvizje për shkak të punimeve që po kryhen për rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit më në fund ka filluar punën për sistemimin e rrugëve.

Në njoftimin e Bashkisë Elbasan thuhet: “Pas masave administrative të Bashkisë Elbasan dhe kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan ka nisur punimet për rehabilitimin e rrugëve, rrugicave dhe trotuareve të dëmtuara gjatë shtrirjes së tubacioneve të reja të ujësjellësit dhe kanalizimeve”.

Por reliteti duket se nuk është i njëjtë me përallat imagjinare të specialistëve të bashkisë Elbasan pasi mjafton që çdo qytetar që jeton në Elbasan të hedhi këmbën jashtë derës për të parë gjendjen e vertetë të rrugëve këtë të hënë me shi. Rrugët veçse janë të coptuara dhe gropa gropa janë edhe të rrezikshme pasi janë të mbushura me ujë dhe drejtuesit e mjeteve e kanë të vështirë të shquajnë ku fillon apo mbaron rruga.

Me tej në njoftimin e Bashkisë puntore të elbasanit thuhet se “Punimet po kryhen me përkushtim për të garantuar një shërbim më efikas dhe të qëndrueshëm në furnizimin me ujë të pijshëm. Bashkia Elbasan do të vijojë monitorimin e këtij procesi për të garantuar zbatimin me cilësi dhe në afatet e përcaktuara etj etj…

Natyrshëm lind pyetja se nëse punime me një cilësi të tillë skandaloze po kryhen me monitorimin e bashkisë Elbasan a është normale kjo situatë?