Pas sezonit veror, pritshmëria e lartë nuk solli të ardhura të larta

0
28

Sezoni ishte i mirë, por jo ashtu siç e prisnim dhe, aq më pak, siç u trumbetua nga strukturat shtetërore.

Ky është konstatimi i administratorëve të hoteleve dhe resorteve përgjatë bregdetit të Durrësit, tani që po bëjnë bilancet e punës së tyre gjatë sezonit veror, transmeton A2.

Sipas tij, këtë sezon kanë munguar në një masë të konsiderueshme edhe ata që ndër vite i kemi cilësuar si turistët patriotikë.

Ndërkohë, edhe të dhënat zyrtare të portit të Durrësit flasin për një numër më të ulët pasagjerësh, me rreth 9% më pak gjatë 9-mujorit të këtij viti, krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar. (A2