Pas shefit të krimeve në Gjirokastër, vihet në pranga dhe një doganier në Kakavijë

0
24

Pas arrestimit të Shefit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës, Alfred Kondi, mësohet se AMP ka vënë në pranga për të njëjtën çështje edhe një doganier në pikën kufitare të Kakavijës.

Për këtë rast është shpallur në kërkim edhe shoferi i ish-drejtorit të Policisë Gjirokastër.

Burime pranë AMP thonë se operacioni është në vijim e sipër dhe janë disa efektivë emrat e të cilëve janë të përfshirë në listën e atyre ndaj të cilëve është dhënë masa e sigurisë së arrestit.

Paraprakisht akuza është ajo e shpërdorimit të detyrës. Sipas informacioneve të A2 CNN, të gjithë këta persona janë nën hetim prej 6-7 muajsh. (A2 Televizion)