Pas shtatë dekadash/ Britania drejtohet nga një monark i ri, kryhet zyrtarisht kurorëzimi

0
75

Për herë të parë në shtatë dekada, një monark i ri britanik është kurorëzuar zyrtarisht. Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby i vendosi kurorën e Shën Eduardit mbi kokë Charles III-të, pjesa më e rëndësishme e shërbimit të kurorëzimit.

Pasi kurorëzoi Mbretin, Welby tha, “Zoti e ruaj mbretin”, raporton cnn.

Gjithashtu janë dëgjuar ushtimat e topave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të shënuar këtë moment.

Më e madhja, një përshëndetje me 62 raunde, ndodhi nga Kulla e Londrës. Këmbanat e Westminster Abbey po bien për të festuar momentin historik.

Pavarësisht problemeve të vazhdueshme me djalin e tij, Princin Harry, ekspertët mendojnë se mbretërimi i Charles III ka nisur mirë. Por a do të jetë ai gjithmonë në hijen e nënës së tij, monarkes jetëgjatë Mbretëresha Elizabeta II?

“Mendoj se deri më tani ka prekur notat e duhura. Nuk ka hequr dorë nga gjithçka e mbretërimit të nënës së tij, por është përpjekur të vendosë vulën në monraki dhe në Britaninë e Madhe”, thotë Dr.Harshan Kumarasingham ( Profesronë universitetin e Edinburgh).

Charles u bë mbret më pak se një vit më parë, pas vdekjes së të ëmës Elizabeta, sundimi i së cilës zgjati mbi 70 vjet. “Jemi të gjithë të surprizuar se sa mirë e ka nisur mbreti Charles. Ishte fat i keq, që ardhja e tij në fron përkoi me momentin kur djali i vogël Harry filloi të lëshonte bomba, por ai ka bërë një punë të mrekullueshme, veçanërisht në javën e vdekjes së mbretëreshës. Pasioni i tij për mjedisin, përkushtimi për të bërë çdo gjë të mundur kundër ndryshimit klimatik, gjëra për të cilat është tallur kur ishte Princ i Uellsit, e kanë përmbushur ciklin dhe tani ai shihet si një lloj kumbari i kësaj lëvizjeje”, thotë Tina Brown, shkrimtare dhe gazetare.

Megjithatë, Kehinde Andrews, profesor në Universitetin e Birmingamit, kujton se roli i Charles është plotësisht simbolik dhe pavarësisht rezultateve në iniciativat e gjelbra, ai beson se monarku do të pajtohet me çdo gjë që vendos qeveria britanike.

“Nëse kjo qeveri vendos të nisë shpimet dhe kërkimet për nafte apo rritjen e karburanteve fosile ai do të mbajë një fjalim për të njoftuar diçka të tillë. Mendoj se do ta shohim të bëjë të njëjtën gjë si nëna e tij, pra të mësojë të heshtë, të lexojë fjalime dhe të marrë pjesë në ceremoni të ndryshme”, thotë Andrews.

Por pjesëtarët e publikut kanë pritshmëri më të larta ndaj Charles-it. Ata shpresojnë qe ai të vijojë aktivizmin e tij ndërsa të tjerë e venë theksin tek puna e shkëlqyer që ka bërë Mbretëresha për ta përgatitur për këtë rol.

Por si krahasohet sot Charles me nënën e tij të ndjerë?

“Ajo duhej shumë në Britani, por edhe në botë. Kështu në terma të popullaritet, nuk mendoj se mund të bëhen krahasime. Ka shumë interes, mbi atë që ai do të bëjë tani”, thotë Erin Hill, nga Revista “People”.