Pas shumë debatesh, BE bie dakord për rritjen e pagave minimale

0
171

BE ka arritur një marrëveshje të hënën për vendosjen e  një page minimale në vendet antare.

Negociatorët e BE ranë dakord se vendet e BE-së do të duhet të forcojnë negociatat kolektive sektoriale dhe ndër-industriale si një faktor thelbësor për mbrojtjen e punëtorëve duke u siguruar atyre një pagë minimale.

Shtetet anëtare në të cilat më pak se 80% e fuqisë punëtore mbrohet nga një marrëveshje kolektive, do të duhet të krijojnë një plan veprimi për të rritur në mënyrë progresive këtë mbulim. Për të hartuar strategjinë më të mirë, ata duhet të përfshijnë partnerët socialë dhe të informojnë Komisionin për masat e miratuara dhe ta bëjnë planin publik

Sipas marrëveshjes, shtetet anëtare do të duhet të vlerësojnë nëse pagat e tyre minimale ekzistuese statutore janë të përshtatshme për të siguruar një standard të mirë jetese, duke marrë parasysh kushtet e tyre socio-ekonomike, fuqinë blerëse ose nivelet dhe zhvillimet afatgjata të produktivitetit kombëtar.

Vendet e BE-së njoftuan se pagat minimale duhet të përditësohen të paktën çdo dy vjet në të ardhmen. Ekziston një përjashtim për vendet që përdorin një mekanizëm indeksimi automatik. Kjo vlen për një periudhë katërvjeçare. Partnerët socialë si sindikatat dhe shoqatat e punëdhënësve duhet të përfshihen në procedurat për përcaktimin dhe përditësimin e pagave minimale.

Pas arritjes së marrëveshjes kryenegociatori i Parlamentit Europian Dennis Radtke deklaroi se:

“Me marrëveshjen për pagat minimale, ne po shkruajmë historinë socio-politike në Evropë. Për herë të parë, legjislacioni i BE-së do të kontribuojë drejtpërdrejt për të siguruar që punëtorët të kenë kontrolle më të drejta dhe më të mira pagash”.

Autoritetet kombëtare do të duhet të sigurojnë të drejtën për dëmshpërblim për punëtorët, të drejtat e të cilëve janë shkelur. Autoritetet gjithashtu duhet të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur punëtorët dhe përfaqësuesit e sindikatave.

Marrëveshja e përkohshme politike e arritur nga ekipi negociator i PE tani do të duhet të miratohet fillimisht nga Komiteti i Punësimit dhe Çështjeve Sociale, pasuar nga një votim plenar. Këshilli gjithashtu duhet të miratojë marrëveshjen, thuhet në faqen zyrtare online të Parlamentit Europian.

Gjermania miraton rritjen e pagës minimale në 12 euro/orë nga tetori

Pas shumë debatesh, BE bie dakord për rritjen e pagave minimale

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Gjermanisë miratoi një rritje të pagës minimale në 12 euro në orë nga 1 tetori, nga e cila Ministri i Punës Hubertus Heil tha se do të përfitojnë më shumë se gjashtë milionë njerëz që punojnë në ekonominë më të madhe të Evropës.

“Nga legjislacioni, i cili do të marrë miratimin përfundimtar nga dhoma e lartë e parlamentit të premten e ardhshme, do të përfitojnë kryesisht gratë dhe njerëzit në shtetet ish-komuniste lindore,” tha Heil në një postim në Twitter.

Ai gjithashtu do të ndihmojë punëtorët me të ardhura të ulëta të përballen me kostot në rritje për ushqim dhe ngrohje, të cilat kanë ndihmuar në rritjen e normës së inflacionit të Gjermanisë në një rekord.