Pas takimit me Djokovicin, infektohet edhe ylli i NBA

0
269

Ylli i Denver Nuggets dhe All-Star i NBA, Nikola Jokic, ka rezultuar pozitiv në testin për virusin Covid-19 dhe tani është duke u vetëizoluar në vendlindjen e tij, Serbi, duke e shtyrë kështu edhe më shumë kthimin në SHBA.

Nikola Jokic supozohej të kthehet në Denver së shpejti, para se skuadra e tij të niset për në kompleksin e Dinseyt për rinisjen e sezonit të NBA muajin e ardhshëm. Lajmin për Associated Press e ka konfirmuar një i afërm i basketbollistit, pasi që ende ai e as klubi s’kanë deklaruar asgjë, transmeton Gazeta Express.

Rezultati për testin e Jokicit ishte raportuar të martën nga edhe ESPN dhe The Denver Post, në të njëjtën ditë kur edhe një tjetër atleti serb, Novak Djokovic, kishte rezultuar pozitiv. Djokovic ishte tenisti i katër që rezultoi pozitivë, pas turneut të organizuar në Serbi dhe Kroaci nga vetë ai.

Jokic kishte marrë pjesë në atë turne, që Djokovici e kishte organizuar pasi garat zyrtare ishin anuluar shkaku i koronavirusit, megjithatë nuk dihet ende nëse kontakti me Djokovicin çoi deri te infektimi i tij.

Jokic i ka shënuar mesatarisht 20.2 pikë dhe i ka bërë 10.2 kërcime për ndeshje gjatë këtij sezoni për Denver. Vetëm katër lojtarë të tjerë – Karl-Anthony Towns i Minnesotas, Joel Embiid i Philadelphias, John Collins i Atlantas and Giannis Antetokounmpo i Bucks – kanë mesatare prej të paktën 20 pikësh dhe 10 kërcimesh mesatarisht për ndeshje këtë sezon.

Muajin e kaluar, trajneri i Nuggets, Michael Malone, bëri të ditur se ai kishte antitrupa të Covid-19 në trupin e tij dhe shtoi se beson që kishte qenë i infektuar në mars. /Gazeta Express/