Këngëtarja Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla, kanë vendosur të japin kontributin e tyre në luftën me virusin Covid-19. Çifti ka dhuruar një shumë prej 2000 euro të cilat do të shërbejnë për të blerë aparatura oksigjeni.
Këtë e ka bërë të ditur këngëtari Labinot Tahiri, i cili ka treguar në një postim në InstaStory se çifti ka dhuruar para për të blerë aparaturat e nevojshme për Covid-19.
“Kolegia ime Fjolla Morina dhe shoku im Fisnik Syla, sot kanë dhuruar 2000 euro për blerjen e 3 aparaturave për oksigjen. Njerëzit po vazhdojnë të dhurojnë donacione për shëndetin e qytetarëve. Zoti ju shpërbleftë! Faleminderit shumë.”- ka shkruar Labi krahas postimit.
Kujtojmë se pak kohë më parë këngëtarja Fjolla Morina së bashku me të dashurin e saj Fisnik Syla u ndaluan nga policia pasi iu gjet armë pa lejë në makinë.