Pas Tiranës, Elbasani po shënon rritje të infektimeve me koronavirus

0
188

Gushti po shënon rishpërthim të koronavirusit, por në rrugë e radhë ata që e mbajnë maskën mbrojtesë janë të paktë.

Rreth 100 mijë persona në rang qarku kanë marrë të paktën një dozë të një prej katër vaksinave që përdoren në Shqipëri.

Pjesa më e madhe janë të moshuar, por edhe mes tyre ka prej atyre që e kanë refuzuar.

Në Institutin e Shëndetit publik, konfirmojnë se janë pikërisht të pavaksinuarit ata që po preken me covid dhe forma e re DELTA, që tashmë është konfirmuar edhe në Elbasan.

Erleta Hila Përgjegjëse e ISHP Elbasan bën thirrje për vaksinim.

Vaksinimi këshillohet nga ekspertët si masa më e mirë mbrojtesë kundër koronavirusit, përfshirë edhe format e reja më agressive, ndërsa muaji gusht është muaj i hapur për të gjithë personat mbi 18 vjeç

Vaksinimi këshillohet nga ekspertët si masa më e mirë mbrojtëse kundër koronavirusit, përfshirë edhe format e reja më agresive, ndërsa muaji gusht është muaj i hapur për të gjithë personat mbi 18 vjeç.

ORA