Pas Twitter, Facebook vendos të kalojë në “sitë” postimet e politikanëve, madje dhe ato të Trump

0
199
Mandatory Credit: Photo by Valentin Wolf/imageBROKER/REX/Shutterstock (9433091a) Smartphone screen with Facebook app icon VARIOUS

Gjiganti i rrjeteve sociale Facebook do të kalojë në “sitë” të gjitha postimet nga politikanë të cilat thyejnë rregullat etike duke i klasifikuar sipas vlerës lajmore.

Pra do të lejojë vetëm postime të cilat kanë vlerë informuese mbi vendime apo ngjarje, ndërsa postimet që nxisin urrejtje dhe që konsiderohen sulme politike do t’i bllokojë.

Kompania pësoi një rënie me 8 përqind në tregun e aksioneve e cila e përkthyer në shifra kap një vlerë prej 50 miliardë dollarësh.

Kjo pasi kompani të ndryshme si Ben & Jerry dhe Dove deklaruan se do të ndalojnë reklamimin në Facebook për shkak të postimeve raciste, propagandistike e fyese të cilat publikohen në këtë platform.

Pak ditë pas këtyre, edhe kompania Coca Cola deklaroi se do të bojkotonte reklamimin për të paktën 30 ditë.

Një shembull i këtyre deklaratave janë postimet e Presidentit Donald Trump të cilat kanë shkaktuar polemika të mëdha.

Mark Zuckenberg ka refuzuar më herët që të ndërmarrë masa kundrejt postimeve të Trump duke thënë se kjo ndikon negativisht tek votuesit. Sipas Zuckenberg, njerëzit duhet që t’i shohin të gjitha postimet e politikanëve pa censurë e më pas të bëjnë një rivlerësim të tyre.

Twitter më herët vendosi të “filtrojë” çdo postim të Presidentit të ShBA-së, por ato figuronin sërish në Facebook. Kjo ka shkaktuar një reagim të ashpër nga ana e kritikëve dhe kundërshtarëve të Trump.

/Ora News.tv/