Pasagjeri tentoi të vriste veten në tualet, avioni bën uljen emergjente në Londër

0
135

Një avion është detyruar të bëjë një ulje emergjente, pasi një pasagjer tentoi të vetëvritej.

Fluturimi EVA Air BR67 po udhëtonte nga Bangkok në Londër të premten kur u detyrua të bënte ulje emergjente.

Pasagjeri u gjet në tualet gjatë zbritjes së avionit. Mësohet se personi është ndihmuar nga stjuardesat dhe një mjek në bord.

Pasagjerit iu dha ndihma e parë dhe u dërgua me urgjencë në spital pasi avioni u ul në orën 19:30.