Pashkë të paharruara për taksistin, gruaja lind në sëndilen e pasme

0
176

Nxitim për të ardhur në këtë botë duke mos pritur as mbërritjen në spital.

Një natë e paharrueshme Pashkësh për një shofer taksie në Milano, i cili pa live në automjetin e tij lindjen e një foshnje.

Rreth orës 02.30 të mëngjesit, taksisti iu përgjigj një kërkese nga qendra e operacioneve për një makinë në zonën e Orticës. Ai arriti në adresë brenda pak minutash, raportojnë mediat italiane, dhe pa një grua shtatzënë të mbërrinte e shoqëruar nga burri i saj, përcjell Ora News

Të dy hipën në makinë dhe kërkuan që ti dërgonte në spital. Sidoqoftë, pas disa çastesh, zonja filloi ti ndihej keq dhe nisi procedurat e lindjes.

Me gjithë “këshillimet” e taksistit se spitali ishte shumë pranë, gjithçka dukej se ishte shumë vonë.

Sapo mbërritëm në spital, mjekët dhe infermierët mbërritën menjëherë pranë taksisë. Një mjek hipi në makinë, një Fiat Tipo, dhe ndërsa shoferi i taksisë vijonte të lëvizte, mrekullia ndodhi.  E vogla erdhi në botë, rreth orës 02.40, shkruan Ora News.

Nëna dhe fëmija u shoqëruan më pas në dhomën e urgjencës dhe iu nënshtruan të gjitha vizitave të nevojshme dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë.