Pashkët/ Mbahet mesha në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, e pranishme edhe ambasadorja Yuri Kim

0
154

Ditën e sotme besimtarët katolik festojnë Pashkët.

Në Katedralen e Shën Palit në Tiranë po mbahet mesha ndërsa ndodhen me dhjetëra besimtarë.

E pranishme në meshë është ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe Tom Doshi.

Për besimtarët katolikë Pashkët janë simboli i fitores së të mirës mbi të keqen, kujtesa simbolike e ringjalljes së Krishtit pas Kryqëzimit dhe mposhtjes prej tij të vdekjes.