
Kthimi i emigrantëve që kaluan festën e Pashkës në atdhe po shoqërohet me radhe të gjatë mjetesh në doganën e Kapshticës.
Për shkak të fluksit të lartë, emigrantët duhet të presin më shumë se 1 orë për të kaluar kufirin.
Edhe pse policia jonë kufitare dhe ajo greke po punojnë me kapacitet të plotë sportelesh, radhët nuk janë shmangur për shkak të numrit të madh të emigrantëve, të cilët duhet të kthehen sot ëe Greqi, për shkak të përfundimit të ditëve të pushimit.
Drejtuesit e Policisë Kufitare në Kapshticë kane marre takim me homologet greke me qellim qe edhe ata te shtojnë sportelet.
Në këto momente, pala greke ka shtuar edhe një sportel tjetër dhe po punojnë për te eliminuar radhët. Prej orëve të para të mëngjesit e deri tani kanë dalë nga Kapshtica për në Greqi rreth 5000 shtetas dhe 1600 automjete dhe kanë hyre rreth 3500 shtetas me 1000 automjete
Policia kufitare punon me kapacitet te plote, ndërsa pas takimit me homologet greke edhe policia greke ka shtuar sportelet./abcnews.al
