Pasi u ndëshkua me kartonin e kuq, zbulohet çfarë i tha Neymari gjyqtarit

0
223

Fitorja e Marseilles ndja PSG-së u shoqërua me një sherr masiv në fund të ndeshjes.

Gjyqtari u detyrua të jap 5 kartonë të kuq për shkak të përleshjes së futbollistëve. Neymar e goditi me shuplakë mbrojtësin Alvaro, për të qenë në listën e të ndëshkuarve. Në momentin kur po dilte nga fusha, braziliani iu drejtua gjyqtarit duke i thënë se po ofendohej nga futbollisti i Marseilles në baza racore.

“Pendimi i vetëm është që nuk e goditja në fytyrë atë gomar”, shkroi në rrjetet sociale pas ndeshjes ylli brazilian.

Vlen të theksohet se mbrojtësi i Marseilles, Alvaro kishte pasur probleme me Neymarin edhe në La Liga– kur njëri ishte te Espanyol e tjetri te Barca.

© SYRI.net