Pasojat e koronavirusit! Çifti Clooney drejt divorcit?

0
258

Çifti i famshëm, George Clooney dhe Amal Alamudin duket se janë në krizë.

Duket se fajin e ka karantina dhe bashkëjetesa e sforcuar dhe disa zëra thonë që ata janë në prag divorci.

Kjo nuk është hera e parë që gossip i duan të ndarë ndërsa ata rezistojnë. Pasi ka kaluar shumë vite të arta në Hollywood me shumë të dashura, George dukej se kishte gjetur bashkëshorten perfekte tek Amal Alamudin.

Kujtojmë se çifti u martua në Venecia në një ceremoni përrallore në shtator të 2014.

Ato kanë binjakë dhe në këto 6 vite shpesh herë për ta është folur për krizë dhe ndarje. Mjaftonte që të dy të mos shfaqeshin bashkë dhe mediat rozë do të fillonin të diskutonin për divorc.

Disa muaj më parë u tha që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi dhe që janë divorcuar, por këto rezultuan më pas lajme të rreme.

Prej kohësh ata nuk janë fotografuar bashkë për të qetësuar fansat e tyre, ndaj na duhet të presim se çfarë do të tregojë koha.

 

Real News