Vatrat e zjarrit në Dropull dhe në Finiq kanë shkrumbuar sipërfaqe të tëra me bimësi, ndërsa kanë krijuar po ashtu vështirësi në qarkullimin e automjeteve në rrugët që lidhin Gjirokastrën me pikën kufitare të Kakavijës.
falë ndërhyrjes nga toka dhe ajri dhe ndihmës së dhënë nga Strukturat e Emergjencave Civile Evropiane, situata në Dropull dhe Finiq po shkon drejt normalizimit.
“Situata është e stabilizuar pas ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka. Po shkohet drejt normalizimit”, tha ai
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, mëngjesin e kësaj të mërkurë njoftoi se dy avionë “Canadair” kanë ndërhyrë nga ajri, në zonat problematike.
Fatmirësisht si rezultat e flakëve nuk ka pasur humbje në jetë njerëzish, ndërsa strukturat e Emergjencave Civile vazhdojnë punën në terren deri në normalizimin e plotë të situatës./ abcnews.al