Pasojat nga urgani Helene, mbi dy milionë njerëz zhyten në errësirë në juglindje të SHBA-së

0
40

Rreth 2.1 milionë njerëz janë zhytur në errësirë ​​në Karolinën e Jugut, Karolinën e Veriut, Xhorxhia, Florida dhe Virxhinia, si pasojë e dëmeve që shkaktoi në rrjetin energjetik uragani Helene.

Deri më tani, raportohen të patën 95 viktima. Dëmet nga stuhia e fuqishme konsiderohen se mund të arrijnë nga 15 miliardë deri në mbi 100 miliardë dollarë. Autoritetet konfirmuan se edhe linjat e rëndësishme të komunikimit e ato të transportit janë dëmtuar.

Por, sipas tyre, vlera reale do të dihet pasi zyrtarët të pastrojnë zonat e prekura e të vlerësojnë dëmet. Në Karolinën e Veriut, pothuajse të gjithë viktimat janë regjistruar në qarkun Bunkombe, ku vdiqën 30 persona, sipas burimeve të emergjencave.

Kjo është një katastrofë me përmasa historike, tha guvernatori Roy Cooper për CNN. Personat me të cilët kam biseduar në perëndim të Karolinës së Veriut, më kanë thënë se kurrë nuk kanë parë diçka të tillë.

Ekipe të kërkim-shpëtimit nga 19 shtete, si dhe nga qeveria federale janë dërguar atje. Pothuajse 2.7 milion konsumatorë në mbarë jugun e SHBA-ve kanë mbetur pa energji elektrike dje, siç njoftuan nga Departamenti amerikan i Energjisë, apo 40% më pak se para tre ditëve.

 

Top Channel