Fotoja e Thanas Bakos, i arrestuar një ditë më parë në Greqi, i akuzuar për pastrim parash, është publikuar.
Shqiptari nga Saranda u arrestua më 31 maj në Athinë, ndërsa kishte pastruar për llogari të karteleve holandeze dhe amerikano jugore të drogës, plot 250 milion euro kesh vetëm brenda 10 muajve të fundit
Autoritet dyshojnë se ai është nyja lidhëse mes karteleve europianë të drogës dhe atyre me Amerikën Latine, ndërsa u kap nga holandezët. Organizata përdorte një aplikacion të Google të cilin ende nuk e kishin zbuluar grekët, ndërsa e kishin të regjistruar emrin e tij me 3 germa.
Pasi thyen kodet, mundën ta identifikonin.
Fillimisht u bë hetim financiar dhe pasi u gjetën lëvizjet e parave, u krye arrestimi. Emri i Bakos është lakuar edhe në Shqipëri si anëtar i një prej organizatave më të mëdha të drogës në jug të vendit, por ndaj tij nuk pati prova për ngritje akuzash.
Top Channel