
Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.
Lajmin e ka dhënë sot kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se ky është “konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde evropiane të certifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”.
“Lajm i mirë. Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde evropiane të certifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”, theksoi Rama.
