PD ankimoi vendimin e KAS, Kolegji Zgjedhor merr nesër vendimin për votat e Greqisë

0
2

Kolegji Zgjedhor pritet të marrë ditën e nesërme një venim në lidhje me akimimin e Partisë Demokratike, sa i përket vendimit të KAS për zarfet e votave të ardhura nga Greqia.

Kujtojmë se KAS pranoi kërkesën e Partisë Socialiste për të mos veçuar votat e diasporës nga Greqia

“KAS vendosi pranimin e kërkesës ankimore të subjektit zgjedhor Partia Socialiste të Shqipërisë dhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për administrimin e zarfit B”, njoftoi KAS.

PS kërkoi nga KAS shfuqizimin e një akti të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që parashikon që çdo zarf nga diaspora që kontestohet, të lihet mënjanë me një kuti të posaçme.

 

 

Greqia është shteti i dytë që kryeson me numrin më të lartë të zgjedhësve që kanë kthyer zarfin në Shqipëri, me 53,209 zarfe.

PD gjatë të gjithë kohës ka denoncuar parregullsi me votën e diasporës në Greqi, se votuesve nuk i kanë mbërritur zarfet me votat.