Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme, 23 mars në orën 19:00 Kryesinë e Partisë.
Në rend dite do të jetë diskutimi mbi situatën e brendshme të Partisë. Mbledhjen e ka njoftuar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
“Sot në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend dite diskutimin mbi situatën e brendshme ne Parti.”
Më 21 mars, Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD.
Enkelejd Alibeaj mori drejtimin e komanduar të partisë deri në vitin 2023.