I pyetur mbi denoncimet e bëra nga Partia Demokratike, të shoqëruara me pamje filmike, se në Elbasan është aplikuar fenomeni i ashtuquajtur ‘Treni Bullgar’, ku fletët e votimit të plotësuara janë futur në kuti, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u shpreh se rasti duhet të verifikohet dhe të hetohet, në mënyrë që këtij shqetësimi t’i jepet një përgjigje.”
Me pamje dhe prova Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme masakrën elektorale që është bërë në Elbasan. Ka qenë vetë kandidati i PD-së në këtë qark, Blendi Himçi i cili ka kapur ‘mat’ materialet zgjedhore në këtë lokal, mes të tjerave edhe fletë votimi.
Deklarata:
- Nuk jemi në dijeni dhe nuk na është bërë me dije për këtë rast. Ajo që mund të them pa hezitim është se rasti duhet të hetohet dhe të verifikohet nga organet e procedimit penal.
- Është e domosdoshme t’i jepet një përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht.
© SYRI.net