11 degë rrezikojnë të mbyllen në universitetin “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës.
Asambleja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kërkon që qeveria të rishikojë procedurat e pranimit të studentëve të rinj në universitete.
Asambleja parashtron argumente që vënë në dukje cenimin e autonomisë së universiteteve publike.
Si rrjedhojë nëpërmjet një deklarate asambleja universitare e Shkodrës fton rektoren e universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe pedagogët të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhjeje dhe për përmirësimin e kushteve të institucionit akademik.
Pavarësisht kërkesave që asambleja i ka bërë ministres së Arsimit, Evis Kushi, për ti dhënë universitetetit të drejtën për të administruara numrin e pranimeve të studentëve, pedagogët nuk kanë marrë asnjë zgjidhje konkrete, për pos përgjigjeve të vonuara ku thuhet se “kjo e drejtë i takon vetëm qeverisë dhe se është e panegociueshme”.