Peizazhet fantastike nga Drini, apel për të vizituar Kukësin

0
387

Kryetari i bashkisë Kukës Safet Gjici përcolli sot pamje nga peizazhi i Drinit të Zi dhe ftoi qytetarët që të vizitojnë Kukësin pasi është një nga zonat më piktoreske të vendit.

“Eja dhe ti në Kukësin e bukur me këtë peizazh nga Drini i Zi”, u shpreh Gjici.

Drini i Zi është një nga lumenjtë madhështorë jo vetëm nga prurjet dhe ujërat e pastra, por nga burimi e deri në det, përshkon një rrugë të gjatë dhe ofron bukuri natyrore të jashtëzakonshëm. Drini i Zi, çan mes malesh nga Liqeni i Ohrit, në territorin e Maqedonisë në Shqipëri ku pranë qytetit të Kukësit bashkohet me Drinin e Bardhë për t’u derdhur në det.

Nga qyteti i Kukësi deri në Fierzë, formohet dhe liqeni që sjell bukuri fantastike mes malesh, një oaz i jashtëzakonshëm uji, bimësi dhe pamje të mrekullueshme.

ATSH