Pelegrinë të shumtë i janë drejtuar kishës së Laçit në kuadër të 13 të martave të Shën Ndout.
Në këtë vend të shenjtë nuk vijnë vetëm besimtarë të krishterë. Ndërsa pandemia duket se nuk i ka frenuar besimtarët. Këta të fundit vijnë me shpresë dhe urojnë mbarësi dhe shëndet për të gjithë popullin.
Famullitari, atë Prelë Gjurashaj, tregon se besimtarët këtë vit janë më të shumtë krahasuar me një vit më parë, çka tregon, sipas tij, që frika është vrarë dhe shpresa po triumfon.
Gjatë të 13 të martave me këtë vend të shenjtë vijnë me mijëra besimtarë, dhe për këtë arsye, famullitari i ka kërkuar tregtarëve që mos ta kthejnë vendin e shenjtë në një vend tregtie.
“Kisha e Laçit ka nevojë të rrijë një vend i shenjtë. Me tregtarë që e pushtojnë bëhet vend i tregtisë dhe kjo nuk na pëlqen dhe na trishton”, thotë atë Gjurashaj. Riti i 13 të martave të Shën Ndout do të vijojë deri në muajin qershor.
A2