Pas 8 muajve, Arabia Sauditë ka lejuar për herë të parë që edhe pelegrinët e huaj të kryejnë ritet fetare në xhaminë e Mekës. Më shumë se 10 mijë pelegrinë mbushën vendin e shënjtë, duke respktuar disa masa paraprake për shkak të Covid 19.
Arabia Saudite po rihap ngadalë xhamitë e saj pas lehtësimit të masave të pandemisë. Më shumë se 10,000 besimtarë nga jashtë u lejuan të kryenin pelegrinazhin Umrah, të cilin myslimanët mund ta zhvillojnë tradicionalisht në çdo kohë.
Peleginët duhej të vetë-izoloheshin për tre ditë pasi mbërritën në Arabinë Saudite para se të lejoheshin të faleshin rreth Kaabës – vendi më i shenjtë në Islam – që ndodhet në qendër të Xhamisë së Madhe.
Në muajin tetor lutje të përbashkëta dhe pelegrinazhe në vendet e shënjta mund të zhvillonin vetëm banorët sauditë, ndërsa hyrja për të huajt ishte e ndaluar.
Vetëm 10,000 banorë myslimanë sauditë u lejuan të kryenin pelegrinazhin vjetor të Haxhit në korrik të këtij viti, shumë më pak se milionat që kanë marrë pjesë në vitet e mëparshme.
Meka qendroi për më shumë se 7 muaj e mbyllur dhe besimtarët nuk lejoheshin që të kryenin ritet fetare aty për shkak të Covid-19. Njësoj si në të gjithë botën kur virusi shprërtheu në muajin Mars, edhe në Arabinë Saudite u morën masa shtrënguese.
ora news