NASA ka publikuar pamje mahnitëse nga hapësira, ndërsa ndodhemi në atmosferë festash.
Një Pemë Krishtlindjesh është shfaqur në Rrugën e Qumështit, rreth 2500 vite dritë larg nga Toka.
Silueta e pemës është krijuar nga një grup yjesh të rinj midis 1 milion dhe 5 milion vjeç.
Këta yje shihen në foto si drita blu dhe të bardha.
Ata janë të rrethuara nga gaz në ngjyrë jeshile.
Në imazhin e parë, të dhënat optike në ngjyrë të gjelbër dhe vjollcë u kapën nga astrofotografi Michael Clow nga teleskopi i tij në Arizona në nëntor 2024.
Në imazhin e dytë të grupit, të lëshuar në 2023, të dhënat optike në të gjelbër u vëzhguan nga Teleskopi 0.9 metra i Fondacionit Kombëtar të Shkencës WIYN në Kitt Peak në Arizona.
Top Channel