“Pengjet e kujtesës” Autori i ri Ersid Karaj sjell librin e dytë me poezi

0
234

Gazetari dhe shkrimtari i ri Ersid Karaj ka sjellë për lexuesit librin e tij të dytë me poezi. “Pengjet e Kujtesës” titullohet libri që është promovuar në Elbasan së fundmi.

“Pengjet e Kujtesës” është libri i dytë me poezi i autorit të ri nga Elbasan Ersid Karaj.

Ndryshe nga libri i tij i parë, autori në këtë libër ka hedhur kujtimet e tij dhe pengjet që ka nga fëmijëria.

Mes profesionit të tij si gazetar dhe shkrimtar, për Ersid Karaj të dyja nuk kanë shumë dallim sepse ato ecin paralel me njëri – tjetrin.

Si shkrimtar i ri, jo vetëm në moshë autori i bën thirrje të rinjve të jenë më afër artit në përgjithësi dhe librit në veçanti.