308 persona për periudhën 21 – 28 gusht i shtohen listës të përfituesve për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industries së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore bëri të ditur se po vazhdon puna për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi.
Pensionin për shkak të profesionit (llojit të punës) e përfitojnë ish-punonjësit,të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë, në industrinë e naftës e të gazit. ish-punonjësit dhe në metalurgji në profesione, punë dhe ndërmarrje, sipas përcaktimeve të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”.
Deri tani janë depozituar mbi 20 mijë kërkesa për përfitim nga ky ligj, të cilat do të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër. /atsh