Pensionistët në qytetin e Elbasanit janë të pakënaqur me shpërblimin e fundvitit që u dha qeveria. Ata e cilësojnë të pamjaftueshme , shumën prej 50 mijë lekësh të shpërblimit të qeverisë, ndërsa kërkojnë vlerësim më dinjitoz.
Të moshuarit, duket se janë të pakënaqur me këtë shumë, pasi siç tregojnë ata, me aq para nuk mund të përballojnë shpenzimet për tryezën e fundvitit. Madje, shpërblimin e cilësojnë si qesharak.
Pensionistët thonë se qeveria duhet të bëjë më shumë për ta, duke nisur që nga rritja e pensioneve.Në të tilla kushte, edhe ky ndërrim vitesh duket se nuk do ta gjejë të mbushur tryezën e fudvitit për shumë pensionistë. Ata thonë se për festat e fundvitit me aq para ata nuk mund të blejnë asgjë
Edhe për këtë vit, qeveria vendosi të japë vetëm 50 mijë lekë shpërblim për pensionistët. Të moshuarit mund ti tërheqin në sportelet e zyrave postare ku marrin pensionin.