Peqin/ ARRSH më së fundi jep ok për ndërhyrjen në segmentin e rrezikshëm Pajovë- Peqin ku aksidentet kanë qenë të shumta

0
2

Peqin

ARRSH më së fundi jep ok për ndërhyrjen në segmentin e rrezikshëm
Pajovë- Peqin ku aksidentet kanë qenë të shumta

 

Kryetari i bashkisë së Peqinit ka bërë me dije këtë të Martë se Autoriteti Rrugor Shqiptar i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Bashkisë Peqin lidhur me marrjen e masave urgjente për eliminimin e situatës problematike në segmentin e rrezikshëm të Pajovës ku ka patur disa të plagosur e viktima muajt e fundit .Sipas kryebashkiakut Bukurosh Maçi ,Autoriteti Rrugor Shqiptar ka garantuar pushtetin vendor se do të marrë masa të menjëhershme me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe uljen e rrezikshmërisë në aksin Peqin- Pajovë, konkretisht në pjesën e rrugës që kalon në qendër të fshatit Pajovë.Pas verifikimeve të imtësishme të kryera nga grupi i punës i ngritur për këtë rast me ekspertë të fushës, ARRSH do të marrë masa për vndosjen e sinjalizuesve me dridhje ose shirita.vendosjen e sinjalistikës së përforcuar për vendkalim këmbësorësh,vendosjen e sinjalistikës që njofton hyrjen në zonë të banuar si edhe do të përcaktojë kufirin maksimal të shpejtësisë deri në 30 km/ orë për mjetet.Gjithashtu ARRSH do vendosë tabela vertikale me mbishkrimi “Kujdes fëmijët”.Nga ARRSH do vendosen kurrizë artificialë,policë të shtrirë me qëllim uljen e shpejtësisë. Një tjetër masë do jetë edhe vendosja e një mbikalimi për këmbësorë i cili rrit sigurinë rrugore në këtë zonë të banuar.
Siguria dhe mirëqënia e qytetarëve të Peqinit është në qendër të vëmëndjes tonë çdo ditë sipas kryebashkiakut të Peqinit.Në segmentin rrugor Pajovë -Peqin gjatë këtij viti fatkeqësisht ka patur aksidente të shumta , disa prej të cilëve me të plagosur rëndë dhe viktima.Humbja e jetës së një nxënësi të Shkollës së Pajovës pak javë më parë u pasua me revoltë dhe protesta të gjithë komunitetit të Njësisë Administrative Pajovë të cilët i kërkuan ARRSH ndërhyrje urgjente për rritjen e parametravevtë sigurisë rrugore për të evituar aksidentet .