Foto ilustruese
Aksi Elbasan-Peqin është një ndër akset e zeza në qarkun e Elbasanit përsa I përket sigurisë rrugore. Në këtë aks në dalje të qytetit të Peqinit prej vitesh ekziston edhe kryqëzimi I rrugës që të çon në njësinë adm Gjocaj.
Si sinjalistikë rrugorë këtu gjendet vetëm një tabelë e emërtuar “Stop” e cila “urdheron’ shoferët të qëndrojnë dhe pasi të lirohet rruga të nisën drejtë qytetit të Peqinit.
Nisur nga numri tepër I lartë I aksidenteve rrugore shoferët e automjeteve dhe banorët vendas thone së kryqëzimi I rrugës Peqin –Gjocaj është vendi ku kanë ndodhur më së shumti aksidente rrugore ku më I fundit ndodhi vetëm 5 ditë më parë . Si pasojë e një aksidenti të ndodhur aty një grua 60-vjeçare ndërroi jetë.
Shoferwt e automjeteve “detyrohen” të lëvizin me hamendje pasi në rrugë nuk ka asnjë tabelë orientuese . Shoferët ,banorë të Peqinit shprehen se ndjehen të frikësuar sa herë lëvizin këtu ,shpesh herë ata kanë qenë dëshmitarë të aksidenteve ndaj kërkojnë me ngulm ndërhyrje .Sipas tyre zgjidhja më e mirë do të ishte një mbikalim.
Situata më e rrezikshme paraqitet natën dhe gjatë ditëve me shi ku fushapamja është e vështirë për tu identifikuar. Kryqëzimi i Gjocajve në Peqin, konsiderohet si” kryqëzimi i vdekjes por pavarsisht aksidenteve me humbje jete të ndodhura aty , autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë./elbasaniflash.al