
Konflikti ka ndodhur gjatë aktivitetit për festat e nëntorit. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se kryetari i Bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, dhe se një nga personat e përfshirë në këtë konflikt është nipi i tij
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja plumbash.
“Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
