Peqin/ U gjet pa shenja jete në rrugë, vdes 21-vjeçari nga Peqini. Ja çfarë dyshohet se i mori jetën

0
279

Një 21-vjeçar, i identifikuar si Renato Nebiu nga fshati Karine i Peqinit ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit. Dyshohet se i riu ka vdekur për shkak të mbidozës pasi mjeku që e priti thotë për Fax News se mbante erën e fotoksinës kur mbërriti në spital pa shenja jete.

Ishte një kalimtar që e gjeti në rrugë dhe njoftoi menjëherë ambulancën e Rrogozhinës, të cilët e transportuan drejt spitalit të Durrësit.

Asgjë nuk është përcaktuar ende pasi të tjera burime thonë se 21-vjeçari ishte i infektuar me Covid dhe ka humbur jetën nga sëmundja. Trupi ndodhet në morg dhe ekspertiza mjeko-ligjore pritet që të zbardhë të vërtetën. (A.M/Faxweb.al)