Për 1 kg ngjitej në podium / Briken Calja flet për herë të parë pas rezultatit historik për Shqipërinë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’

0
145

Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja arriti një sukses historik ditën e sotme në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, duke u renditur në vendin e katërt, ku ngriti 190 kg në stilin e shtytjes, teksa ishte vetëm 1kg larg podium për medalje.

Pas përfundimit të garës, Calja u ndal të fliste për arritjen e tij duke u shprehur se ishte një rezultat i jashtëzakonshëm për të.

‘’Me rezultatin jam jashtëzakonisht i kënaqur. Mos të harrojmë se në shtytje dola i treti, një rezultat fantastik. Rezultati më i mirë i sportit shqiptar në histori shqiptare. Mos të harrojmë se unë kam zënë vendin e gjashtë në Londër, të pestin në Rio. Isha vetëm një vend larg medaljes, por ky është sporti. Është rezultat historik. Dua të falënderoj familjen time jashtëzakonisht shumë, për shkak se kemi kaluar një situatë jo të mirë. Falënderoj Zotin që ka dal mirë gjithçka. Duhet të jemi të lumtur për rezultatin, është rezultat historik dhe jam shumë i lumtur”, tha Calja për ‘’Koha Ditore’’.