Përbërësit
Përgatitja
700 gr mish qengji
50 gr gjalpë
3 kokrra vezë
1200 ml kos i bardhë
2-3 lugë gjelle miell
1-2 lugë gjelle oriz
pak kripë
pak piper
10/23/22, 11:05 AM Tavë kosi (tavë Elbasani) – Arti Gatimit
https://www.artigatimit.com/2013/02/tave-kosi/ 4/13
Receta tavë kosi me mish viçi
Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!
Zakonisht tavë kosi përgatitet me mish qengji por mund ta përgatisim edhe me mish dashi. Nëse e
përgatisim me këtë të fundit, duhet ta vendosim më parë të ziejë në një tenxhere me ujë. E më pas
vazhdojmë përgatitjen si më poshtë, si me mish qengji.
Marrim mishin e qengjit dhe e sistemojmë në tavë. E lyejmë sipër me gjalpë dhe e vendosim në furrë që
të piqet. E lemë të piqet derisa mishi të marrë një ngjyrë të bukur si në të kuqërremtë, ( shtojmë pak ujë
nëse e shohim që mishi po thahet shumë dhe e lemë të skuqet). Në këtë moment e heqim nga furra.
Ndërkohë në një tenxhere hedhim gjalpin e mbetur dhe pak miell. I kaurdisim mirë së bashku derisa mielli
të zverdhet. Duhet të kemi kujdes që ta trazojmë gjithmonë në mënyrë që të mos djegim miellin.
Kur mielli të jetë zverdhur shtojmë me kujdes lëngun e mishit të holluar me pak ujë( e kullojmë me kujdes
që të mos digjemi lëngun e mishit nga tava që tia shtojmë miellit). E trazojmë mirë që të mos krijohen
kokrriza me miell. E vendosim të ziejë duke e trazuar gjithmonë dhe kur salca të jetë trashur e heqim nga
zjarri. E lemë të ftohet pak.
Në një enë qelqi të madhe hedhim vezët, i rrahim pak, shtojmë pak kripë, pak piper dhe kosin. I trazojmë
mirë bashkë. Më pas shtojmë edhe salcën e miellit. I përziejmë bashkë.
Në tavën që kishim mishin shtojmë pak oriz, sistemojmë mirë mishin sipër orizit dhe shtojmë gjithë
masën e përgatitur. (Mund ti shtojmë sipër disa copa gjalpi nëse dëshirojmë).
Vendosim tavën kosit të piqet në furrë të nxehtë 220°C përreth 20-30 minuta ose derisa të shohim që tava
sipër ka krijuar një ngjyrë të bukur të artë.
Nxjerrim tavë kosi nga furra dhe e shërbejmë gjellën të ngrohtë të shoqëruar ne feta buke të thekur