Për herë të parë në 5 vite, konfirmohet një rast i murtajës në Kaliforni

0
221

Një  person në Kaliforni ka rezultuar pozitiv për murtajën duke u bërë kështu rasti i parë në këtë shtet në 5 vite.

Autoritet e Shëndetit besojnë se personi në fjalë ishte duke shëtitur qenin e tij në South Lake Tahoe  kur u pickua nga një plesht i infektuar. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një deklarate për shtyp nga Agjencia e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore e Qarkut El Dorado.

Pacienti, emri, mosha dhe gjinia e të cilit nuk është bërë i ditur, aktualisht po merr kujdes shëndetësor nga një profesionist ndërsa qëndron në shtëpi, thuhet më tej në njoftim.

Lajmi vjen më pak se dy javë pasi një burrë nga New Mexico në të njëzetat ndërroi jetë si rasti i dytë i shtetit me murtajë në këtë vit. /abcnews.al/