Për herë të parë në Itali do të provohet vaksina kundër COVID-19, por a ka efekte anësore?

0
283

Italia do të aplikojë për herë vaksinën anti- COVID tek 3 pacientë të prekur.

Lajmi është konfirmuar nga mjeku shqiptar në Itali,  Albert Troci në një intervistë për Report Tv, ku tregoi se kjo vaksinë mund të ketë edhe 2-3% efekte anësore.

Vaksina do të aplikohet më 24 gusht, por primaret janë efikasiteti dhe siguria e saj, para se të shpërndahen në masë.

“Vaksina italiane do të fillojë provën e parë te pacientët më 24 gusht, në 3 pacientët e parë dhe do të shikojmë si do të jetë, por duhet të kemi shumë kujdes se duhet që vaksina të jetë tepër e sigurt dhe shumë efikase. Sigurua është hapi kryesor, nëse do të ketë 2-3% efekte anësore do të kishte më shumë dëme se sa pozitive. E po të kemi 3% efekte anësore në popullsi për rreth 7 milion banorë do të kemi në tragjedi. Kështu efikasiteti dhe siguria janë pikat kryesore para shpërndarjes së vaksinës në masë”, tha Troci.

Në shtetin fqinj, ditëve të fundit janë shtuar rastet e reja përgjatë 24 orëve. Ai ka listuar dy arsye kryesore. Së pari, ka një rritje të të rinjve të infektuar, që sipas Trocit, vjen si pasojë e neglizhencës së tyre dhe së dyti rastet e importuara nga jashtë.

“Qytetarët janë ushtarët kryesorë që ndihmojnë shumë në kufizimin e virusit. Rastet e reja që po shikojmë në Itali janë shumë moshë e re. Vihet re që të infektuarit janë edhe turistë që kthehen nga jashtë. E importojne virusin nga jashtë”, përfundoi Troci në Report Tv.

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi bëri thirrje sot që vaksinimi kundër koronavirusit të bëhet i detyrueshëm, nëse dhe kur të bëhet e vlefshme një vaksinë.

“Nëse do të kemi vërtet një vaksinim kundër COVID-19, ai duhet të jetë i detyrueshëm për të gjithë. I detyrueshëm, jo vullnetar”, këmbënguli politikani.

/Iconstyle.al