Për herë të parë një dasmë në xhaminë e Ballies në Elbasan

0
1082

Elbasan: Xhamia e Ballies bekon të rinjtë në martesë

Pas bekimit që qindra besimtarë muslimanë i dhanë Xhamisë së Ballies, në inagurimin e saj ditën e Kurban Bajramit, është kjo xhami e cila ka nisur edhe të bekojë besimtarët e saj.
Janë të shumta kërkesat e të rinjve, të cilët duan që martesën e tyre ta kurorëzojnë në xhaminë e Ballies.
Ndaj, në në ambientet e xhamisë së Ballies nën drejtimin e Imam Dorian Balliut u organizua akti i Nikahut (martesës religjoze) i çiftit Armela & Redoni.
Dy të rinjtë në prani të familjarëve dhe miqve të tyre u kurorëzuan në martesë.
Ky akt për besimtarët myslimanë ka të njëjtën rëndësi si martesa civile, e cila rregullon marrëdhëniet martesore në shoqërinë shqiptare, por që është një martesë e ndryshme në proçedurë dhe substancë.
Emocionet që ka përcjellë kjo ceremony kanë qenë të mëdha, jo vetëm për Armelën dhe Redonin, por edhe të afërmit dhe miqtë e tyre. Pasi Xhamia e Ballies, e rindërtuar pas 55 vjitesh, prezantohet madhështore, në rindërtimin e saj janë aplikuar risitë më të fundit sin ë përqasjet artistike ashtu edhe në aplikimet e teknologjisë së ndërtimit.

Me këtë rast, Myftinia Elbasan njofton të gjithë qytetarët dhe besimtarët Elbasanas se xhamia e Ballies do të jetë në dispozicion në ditën më të rëndësishmë të cifteve për kryerjen e aktit të Nikahut.
Myftinia Elbasan i uron çiftit martesë të lumtur dhe të bereqetshme!