Për herë të parë që nga viti 1790, tkurret popullsia e bardhë në SHBA

0
162

Popullsia e bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tkurrur për herë të parë në terma absolute që nga viti 1790, vit kur dhe nisën të regjistroheshin të dhëna të tilla. Në vitin 2020 numri i personave që identifikohen si të bardhë jo me origjinë hispanike, është reduktuar me pesë milion, duke qëndruar në 191 milion e 700 mijë persona. Një rënie prej 2.6%.

Sipas zyrës amerikane demografike, të bardhët kanë kaluar nga 63.7% e popullsisë në 2010 në 57.8% në 2020-ën. Në të kaluarën faktor ishte emigracioni, por dhe në uljen e lindshmërisë tek gratë e bardha.

Për sa i përket shpërndarjes, popullsia e zonave metropolitane është rritur me 9%, në këto zona jetojnë 86% e banorëve. Kontea e Los Anxhelos konfirmohet si më e madhja me 10 milion banorë, qyteti më i madh mbetet New York me 8.8 milion banorë

Të dhënat tregojnë se në 30 vitet e fundit komuniteti hispanik është dyfishuar, kurse ai afro-amerikan nuk ka ndryshim. Në kompleks popullsia amerikane e vitit 2020 ishte 331 milion banorë./abcnews.al