Ideja e Presidentit të SHBA, Donald Trump se ai mund të zhvendosë ndeshjet e Kupës së Botës 2026 jashtë qyteteve amerikane që ai i konsideron të pasigurta, ka sjellë edhe reagimin e FIFA-s.
Botërori operohet nga institucioni më i lartë i futbollit në botë, çka ka bërë që FIFA-s t’i lindë e drejta për të mbajtur një qëndrim në këtë rast.
Nënkryetari i FIFA-s dhe presidenti i CONCACAF, Victor Montagliani, u shpreh se askush tjetër përveç FIFA-s nuk mund të marrë vendime për këtë kompeticion.
“Është turneu i FIFA-s, është nën juridiksionin e saj dhe është FIFA që merr këto vendime. Me gjithë respektin për udhëheqësit botërorë, futbolli është më i rëndësishëm se ata dhe do t’i mbijetojë vendimeve të tyre”.