Për një trup si të sajin, Rita Ora ju mëson hapat

0
157

Rita Ora është një ndër yjet më në formë të Hollywood-it. Këngëtarja kujdeset që të ketë një trup të tonifikuar e me forma duke u marrë me aktivitet fizik intensiv të përditshëm.

Ky është programi që ajo ndek për të tonifikuar këmbët.

Ushtrimi 1          

Në pozicion vertikal, mbajini këmbët pak më të hapura se shpatullat. Merrni një peshë që të jetë e duhur për ju dhe mbajeni drejt, përpara gjoksit nga fillimi deri në fund të ushtrimit. Përthyeni gjunjët dhe uluni thellë mbrapa. Kështu e gjithë pesha do të bjerë në gjoks dhe në thembra.

Ushtrimi 2
Duke mbajtur gjoksin drejt, bëni një hap përpara derisa këmba juaj të formojë një kënd 90°.Ndërsa mbani bustin të tendosur, sigurohuni që pesha e trupit të bjerë kryesisht në thembra. Për më shumë presion vendosni një shtangë mbi supet tuaja.

Ushtrimi 3
Shtojini pak peshë hapave klasikë duke mbajtur një shtangë apo diçka tjetër në dorë. Merrni një stol apo kuti dhe ngjituni me një këmbë duke ruajtur ekuilibrin. Gjatë ushtrimit duhet të shtrëngoni të pasmet dhe barkun.

Ushtrimi 4

Me këmbët e hapura sa gjerësia e shpatullave, qëndroni në një distancë të caktuar për të kërcyer mbi kuti. Uluni, duke shtyrë ijet dhe krahët prapa për të marrë vrull për të kërcyer. Zgjatni ijet dhe krahët përpara gjatë kërcimit që të hidheni sa më lehtë mbi kuti.