Në takimet me anëtarët e PD-së në Elbasan, Lulzim Basha, e ka cilësuar 13 qershorin si sfidë për t’iu përgjigjur masakrës elektorale të prillit. Edhe një herë ai ka kundërshtuar ftesën e Ramës për një bashkëqeverisje.
Në garën e brendshme për të dretjuar PD-së, Lulzim Basha gjatë takimit me demokratët e qarkut të Elbasanit u ka kërkua atyre votëbesimin për të drejtuar partinë më të madhe të opozitës.
Sipas tij, sfida e 13 qershorit është e vetmja mënyrë për t’ju përgjigjur masakrës elektorale të 25 prillit, në të cilat PS mori mandatin e tretë.
Basha: Ta përdorim 13 Qershorin si një mundësi të artë për t’i treguar shqiptarëve dhe botës se jemi në këmbë, se jemi dhe mbetemi familja e vetme politike e vlerave. Është testi i parë pas 25 prillit, pas masakrës zgjedhore për forcën tonë që do ta tregojmë përmes pjesëmarrjes masive në garën e brendshme të 13 Qershorit. Ftesa ime është një dhe vetëm një: ne kemi një kundërshtar, armikun e egër të demokracisë, armikun e egër të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Kjo është beteja jonë, po në këtë betejë nga 13 qershori jam i sigurt siç e kam par me sytë e mi nga Saranda në Tropojë baza është e bashkuar dhe do të dal e bashkuar, ndaj ju kërkoj që në 13 qershor të merrni vendimet tuaja individuale me ndërgjegje të pastër politike, të vendosni që të dalim të bashkuar nga kjo betejë, të vendosim që të vazhdojmë misionin me të cilin na kanë ngarkuar bashkëqytetarët, se nuk ka as në Cërrik, as në Elbasan, as në Shqipëri, as në bot forcë tjetër për ti bërë ballë dhe për ta rrëzuar këtë regjim përveç jush, përveç nesh, përveç Partisë Demokratike. Ju bëj thirrje të votoni për ta vazhduar këtë betejë deri në fund dhe ju kërkoj të më jepni besimin ta drejtoj këtë betejë deri në fund.
Basha nuk e fsheh frikën para demokratëve se gara për drejtimin e selisë mund të çojë në përçarjen e demokratëve, ndaj u kërkoi atyre që të mos bien pre e provokimeve të armiqve politikë të PD-së.
Basha: Gënjeshtrës së tij të radhës dhe përpjekjes së tij për të na përçarë, për të na hutuar, për të na shpërqendruar nga misioni që kemi tani mbi supe. Ofertës së tij të helmët për demokracinë, për Shqipërinë, për shqiptarët dhe për Partinë Demokratike në bindjen time i kam thënë dhe i përsëris dhe sot nga Elbasani një JO të prerë dhe finale.
Sepse t’i thuash po nuk do të thotë vetëm të shkelësh mbi sakrificën tuaj, mbi vuajtjet tuaja, të familjeve tuaja, demokratëve të Elbasanit, votuese tanë anembanë Shqipërisë, por do të thotë të bëhesh pjesëmarrës dhe pjesëtar në këtë masakër elektorale si rruga e vetme e shpëtimit që ai sheh përballë zemërimit popullor që po i lë vendit shokut, zhgënjimit dhe dëshpërimit të ditëve të para.
Zemërim popullor i një shumice të dhunuar padrejtësisht në aspiratën për ndryshim sepse 25 Prilli para se të jetë vjedhje e fitores së një partie politike është mbivendosje me dhunë i vullnetit të shumicës nga një pakicë absolute harbutësh të korruptuar që e mendojnë Shqipërinë dhe Elbasanin çifligun e tyre dhe shqiptarët njerëz që vetëm mund të nënshtrohen nga frika, arroganca dhe anti-vlerat që shpalosin ditë për ditë.
E pra, t’i thuash jo është minimum, t’i japësh betejë ditë për ditë këtij regjimi, është tashmë jo thjesht misioni ynë, detyra jonë politike por është detyra patriotike e çdo shqiptari që e do këtë vend.
Ndërsa Rama e pret Bashën për bashkëpunim, kryetari aktual i PD-së nga Elbasani i jep përgjigje negative Kryeministrit të 25 prillit.
Basha: Çfarë lidhje ka 25 prilli me vullnetin e shumicës. Kush është shumica e Elbasanit, qytetarët që donin ndryshim, apo Balla, Çela e Rakipi me shokë. 25 prilli është dita ku në Shqipëri përkohësisht ka rënë demokracia ndaj dhe barra e përgjegjësisë me të cilën dalim sot para shqiptarëve është edhe më e madhe se para 25 prillit. Në qoftë se para 25 prillit detyra jonë ishte të ndiznim shpresën për ndryshim, sot mbi supet tona rëndon i njëjti mision me të cilin jemi krijuar para 31 vitesh.
Misioni për të mbajtur gjallë flakën e lirisë dhe të demokracisë, e cila rrezikon të shuhet tashmë jo në një diktaturë ideologjike, por një diktaturë kriminalo-politiko-oligarkike, asgjë tjetër nuk kanë ndryshe përveç emërtesave. Njësoj na trajtojnë ne, kundërshtarëve politikë si armiq, njësoj e kanë derdhur helmin, poshtërsinë, hajdutërinë, arrogancën, dhunën mbi anëtarët e Partisë Demokratike, mbi pjesëtarët tanë në fushatë, mbi votuesit tanë, duke i konsideruar ata jo kundërshtarë politik siç e dikton pluralizmi, por armiq, të cilëve ju shkatërrohet normaliteti i jetës përditshme.
Largohen nga puna, kërcënohen me gjoba në sektorin privat, madje largohen nga puna edhe në sektorin privatë kur janë kontraktor të qeverisë. Kjo është një hakmarrje e verbër e një armiku total të demokracisë, të shkeljes së rregullave demokratike, një armiku total të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kryetari i Partisë Demokratike e ka bërë të qartë prej orës parë, kështu është dhe kështu do të jetë për mua, nuk e njoh dhe nuk e pranoj masakrën zgjedhore të kryer mbi popullin tim, mbi qytetarët e mi, mbi Shqipërinë tonë dhe mbi demokracinë.
Por do të luftoj ditë e natë për zhbërjen e kësaj masakre dhe për të bindur aleatët tanë për një platformë për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend. Thënë kjo, nuk mund të pranoj dorën e autorit të kësaj masakre që shtrihet gjoja për bashkëpunim pa kushte ndërkohë që dora e tij e zgjatur godet në Elbasan dhe kudo në Shqipëri demokratet dhe demokratët duke i kërcënuar dhe duke i hequr nga puna, duke i transferuar, duke i mbyllur bizneset në këto momente që flasim, vetëm e vetëm sepse kanë bërë fushatë për kundërshtarin e tyre politik.
Basha ngulmon se 25 prillit ishte i njëjtë me 31 marsin e vitit 1991, ku PS përdori të gjithë artelierinë shtetërore në shërbim të partisë për të fituar mandatin e tretë.
Ora tv